U gjetën mbi 9.000 copë mjete piroteknike në Gostivar, një person u privua nga liria

43-vjeçarit nga Gostivarit iu gjetën mbi 9 mijë mjete piroteknike në veturën e tij të tipit BMW, ku edhe u privua nga liria. Policia tha se 43-vjeçari u dërgua në stacionin policor.

“Më 27.12.2025, në ora 22:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit, në bagazh u gjetën dhe u sekuestruan 9.095 copë mjete të ndryshme piroteknike. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës“, thuhet në njoftimin e policisë.