Zelensky thotë se sulmi në Kiev tregon se ‘Rusia nuk dëshiron paqe’

Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska “nuk dëshiron paqe”, tha të shtunën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa përgatitej për një raund të ri bisedimesh për paqe.

Zelensky i bëri komentet gjatë rrugës për në Florida, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të dielën për të diskutuar një plan të ri paqeje prej 20 pikash të dakordësuar nga të dërguarit amerikanë dhe ukrainas, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv 

Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë të drejtuara drejt kryeqytetit të Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të plagosur.

Dëmtimi i infrastrukturës energjetike la 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe lagjet përreth pa ngrohje, sipas ministrit të Zhvillimit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se 68 persona u evakuuan nga një azil pleqsh në rrethin lindor Darnytskyi. /Klankoosva.tv