Lajme Moti sot

Moti sot

Mëngjesi sot është i kthjellët dhe i ftohtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fortë nga veriu (mbi 60 km/orë).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë mesatare, dhe në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të bjerë në -4, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të jenë negative kudo dhe në vende do të zbresin në -10 gradë.

Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë nga veriu.