Një 41-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare në Deve Bair që siç bërë të ditur policia, gjatë kontrollit kufitar kishte paraqitur kartonin e gjelbër të falsifikuar për mjetin e tij “MAN”, i cili ishte me targa turke. Ai u dërgua në stacion policor në Kriva Pallankë për veprime të mëtejshme.
“Më 26.12.2025 në 09:40, në Kalimin Kufitar Deve Bair, gjatë hyrjes në vend, zyrtarë policorë e privuan nga liria N.Ç. (41) nga Turqia, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të pasaportës u konstatua se kishte paraqitur kartë të gjelbërt të falsifikuar për kamion “MAN” me rimorkio me targa turke. Ai u dorëzua tek zyrtarët policorë në Stacionin Policor të Kriva Pallankës për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.




