Shkalla e varfërisë në Maqedoni në vitin 2024 ishte 21.9%

Bazuar në të dhënat nga Anketa mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës, e cila është kryer në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, Enti Shtetëror i Statistikave llogariti treguesit e varfërisë “Laeken” për vitin 2024. Baza për llogaritjet e varfërisë janë të ardhurat, dhe pragu i varfërisë përcaktohet në 60% të të ardhurave mesatare të ekuivalentuara.

Në vitin 2024, shkalla e varfërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 21.9%.

E analizuar sipas llojit të familjes, shkalla e varfërisë së familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë të varur në vitin 2024 është 17.1%.

Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë së personave të punësuar është 7.9%, ndërsa shkalla e varfërisë së pensionistëve është 12.0%.

Koeficienti Gini (një masë e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave) është 29.1%.