Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje.Ajo ka uruar që kjo festë të sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.
“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, thuhet në urim.
Kosovë-Shqipëri Osmani uron Krishlindjen: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit...




