I dënuari me formë jo të prerë, Ljupço Palevski dhe tre bashkëpunëtorët e tij në rrëmbimin dhe vrasjet brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi kanë paraqitur ankesa kundër dënimeve të tyre me burgim të përjetshëm. Siç mëson SDK.mk, ata nuk kërkojnë lirim nga Gjykata e Apelit të Shkupit, por anulimin e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin e procedurës nga fillimi, në Gjykatën Penale të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Gjyqtari raportues nga Apeli i Shkupit për këtë çështje është Gjoko Ristov. Gjykatësi thotë se nuk i di detajet e ankesave të paraqitura, sepse kur çështja mbërriti javën e kaluar, ajo iu dërgua menjëherë e plotë Prokurorisë së Lartë Publike (PLP) Shkup për mendim.
“Çështja është në PLP Shkup dhe kur të marrim mendimin, unë menjëherë do të caktoj seancë dëgjimore”, thotë gjyqtari raportues Ristov.
Ndryshe, Ljupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vlatko Keshishev dhe Velibor Manev janë dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, është liruar nga akuzat. Shpenzimet e tij gjyqësore do të mbulohen nga shteti.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.






