Në këtë mënyrë ministry I Shëndetësisë paralajmëron edhe zgjidhjen e problemit me parkingun e Qendrës Klinike Shkup.
Parkingu i Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, do të regjistrohet si ‘tokë shtetërore’, gjë që do të mundësoj firmosjen e një marrëveshje me Ndërmarrjen Publike “Parkingu i Qytetit – Shkup”. Gjithashtu do të blihen 100 ambulanca të reja në vlerë prej 7.5 milionë eurosh, për nevojat e sistemit të kujdesit shëndetësor. Kështu ka vendosur Qeveria në mbledhjen e saj të fundit.
“Kjo do të thotë ndërhyrje më e shpejtë dhe më efikase në raste urgjente, transport me kohë të pacientëve në nivele sekondare dhe terciare, mbulim më i mirë në zonat urbane dhe rurale”, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në profilin e tij në Facebook.
Ministri Aliu ka bërë të ditur edhe për një vendim tjetër, që lidhet me sistemin e kujdesit shëndetësor. Qeveria ka vendosur të regjistrojë parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” si tokë shtetërore, që do të thotë se nuk ka më asnjë pengesë ligjore që Qendra Klinike të nënshkruajë një marrëveshje me NP “Parkingu i Qytetit – Shkup”.
Lajme Qeveria blenë 100 automjete – ambulancë




