Selimi: Kongresi i BDI-së, hap i madh! Do shohim se si rezolutat do të përkthehen në veprim

Analisti politik Sefer Selimi në Click Plus në TV21, ku në fillim të debatit u diskutua për kongresin e pestë të BDI-së. Selimi tha se reforma e BDI-së në kongresin e pestë është hap i madh, siç shtoi në këtë mënyrë hapet partia për kuadrot e rinj.

“Ata kanë një kapital në relacion me partinë kanë marrë dhe kanë dhënë prej partisë, dhe këputja e këtij trungu është një hap i madh drejt momentit të ri të cilët e pret BDI-në, dhe kjo determinohet me hapjen e partisë për kuadrot e rinjë”, tha Sefer Selimi – analist.