Super radarë të rinj stacionarë janë instaluar përgjatë rrugëve në të gjithë Serbinë dhe nga sot (e hënë) kanë hyrë zyrtarisht në funksion. Shoferët do të ndëshkohen për tejkalim shpejtësie, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të telefonit dhe shkelje të tjera, pa u ndaluar fare nga policia e trafikut.
Preshevacom sjell ekskluzivisht fotografi të super radarëve, të cilët përfaqësojnë një sistem të ri kontrolli që ndëshkon, parandalon dhe synon rritjen e sigurisë rrugore.
Radarët e rinj mundësojnë monitorimin e shpejtësisë aktuale dhe mesatare në segmente të tëra rrugore, zbulojnë shpejtësi ekstreme, njohin targat në të gjitha kushtet e motit, identifikojnë automatikisht manovra të rrezikshme dhe dërgojnë paralajmërime urgjente në shërbimet e MUP-it.
Bëhet fjalë për një transformim të plotë dixhital të kontrollit të trafikut, me funksionim parandalues dhe në kohë reale, i krahasueshëm me sistemet më moderne evropiane.
Dënimet në trafik
Mos lidhja e rripit të sigurimit
• ≈ 80 €
📵 Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes (pa “hands-free”)
• ≈ 80 €
• Nëse paguhet brenda 8 ditëve: ≈ 40 €
⸻
🚦 Tejkalimi i shpejtësisë në zona të banuara
• Deri në 10 km/h mbi të lejuarën: ≈ 25 €
• 11–20 km/h mbi: ≈ 40 €
• 21–40 km/h mbi: ≈ 80 €
• 51–70 km/h mbi: ≈ 160 – 320 €
(ose burg deri në 30 ditë)
• Mbi 70 km/h: ≈ 800 – 960 €
(ndalim i patentës dhe mundësi burgimi)




