Më pak se dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish bashkë gjatë një daljeje në Los Angeles.
Dyshja u fotografua të dielën në një qendër tregtare, ku u shoqëruan nga djali 13-vjeçar i aktorit, Samuel. Qëllimi i këtij takimi mendohet të ketë qenë blerja e dhuratave për festat e fundvitit.
Gjatë qëndrimit në “Brentwood Country Mart”, ish-çifti vizitoi dyqane veshjesh luksoze. Pas blerjeve, ata u ndalën për të ngrënë një vakt të tre së bashku.
Lopez, 56 vjeçe, u shfaq me një fustan elegant me pika të bardha dhe çizme kauboj, ndërsa Affleck, 53 vjeç, kishte zgjedhur një veshje në nuancat e kafes që koordononte rastësisht me stilin e Lopez.
Ky takim vjen vetëm një javë pasi ata u panë në një shfaqje shkolle ku fëmijët e tyre, Emme dhe Fin, performuan së bashku. Megjithëse Lopez kërkoi divorcin në gusht të vitit 2024, çifti duket se po mban një raport të mirë për hir të fëmijëve, me të cilët kanë krijuar lidhje të forta gjatë martesës së tyre dyvjeçare.
Përveç ngjarjeve shkollore, Affleck ka treguar mbështetje edhe për karrierën e Lopez, siç ishte pjesëmarrja e tij në premierën e filmit Kiss of the Spider Woman në tetor, ku ai vlerësoi publikisht performancën e saj. /Prive By





