Malet do të zbardhen, kurse qytetet do të lagen – shi dhe borë në MV

Ja kur dhe ku do të ketë shi dhe borë në Maqedoninë e Veriut?

Valët e ajrit të lagësht do të sjellin shi dhe borë, kurse moti pritet të stabilizohet nga e premtja.

Prej nesër nga fundi i ditës, dhe gjatë dy ditëve të ardhshme, 24 dhe 25 dhjetor 2025, priten reshje të herëpashershme lokale. “Në male do të ketë reshje bore, prej 5 deri në 10 centimetra”, informon Instituti Hidrometeorologjik.

Poashtu do të ketë edhe reshje shiu nëpër zonat e ulëta respektivisht qytete, me sasi mbi 25 litra për metër katror.