David e Victoria Beckham nuk e ndjekin më djalin e tyre në Instagram

Brooklyn Beckham, djali i madh i yjeve të njohur, David e Victoria Beckham, i cili ka kohë që nuk shfaqet në  asnjë ngjarje publike me prindërt e vëllezërit e tij,  nuk i ndjek më familjen e tij në Instagram, ka raportuar People.

Për më tepër, as David e as Victoria nuk e ndjekin më në këtë platformë as gruan e Brooklynit, Nicola Peltz Beckham, e as ajo nuk shfaqet në listën e ndjekësve të çiftit.

Djali tjetër i Davidit e Victorias, Cruz, ka shkruar në InstaStory se kjo nuk është e vërtetë.

“NUK ËSHTË E VËRTETË. Nëna e babi im nuk do të bënin ‘unfollow’ asnjëherë të birin e tyre… le t’i qartësojmë gjërat. Kur u zgjuan nga gjumi ai i kishte bërë ‘block’ atyre… e edhe mua”, ka thënë ai.

Mosmarrëveshja familjare nisi pas martesës së Brooklynit e Nicolas, në vitin 2022, në muajin maj kur çifti i ri nuk ishin të pranishëm në ditëlindje e 50-të, të Davidit në Londër.

Në ndejën që organizoi Victoria, të pranishëm ishin tre fëmijët e tjerë të disenjatores e ish-futbollistit, Romeo 23 vjec, Cruz 20 vjeç dhe Harper 14 vjeç.

Gjithashtu gjatë atij muaji, Brooklyn ka shpërndarë një video ku shihet  me Nicolan në një motor, të cilën e kishte përshkruar me fjalët “gjithmonë do ta zgjedh atë”.

Ndërkohë, vëllai i tij, Cruz, ka postuar një fotografi familjare duke shkruar se i do ata më shumë se çdo gjë.

“Ju dua më shumë se gjithçka, mami dhe babi, ju na dhatë jetën dhe na doni pavarësisht gjithçkaje. Nuk mund të ju shpjegoj se sa të bekuar jemi të gjithë që ju kemi ne jetën tonë”, ka shkruar Cruz.

Në muajin tetor, Victioria ka dhënë sinjal se po kalon kohë të vështira kur ka treguar për pajtimin e yjeve Liam dhe Noel Gallagher duke thënë se mendon se nëna e tyre sigurisht është tejet e lumtur.

“Mendoj se nëna e tyre tash është tejet e lumtur. Do të duhej të ketë qenë shumë e vështirë për një nënë, që nuk i flasin djemtë në mes vete për vite të tëra. Si nënë  mendoj se ajo sigurisht është lumturuar shumë që ju pajtuan  djemtë”, pati thënë ajo për Sunday Times.

Viktoria është shprehur e lumtur që ajo e Davidi shihen shumë shpesh më fëmijët, duke mos e përmendur Brooklynin.

Ndërkohë Brooklyn së fundmi ka thënë se nuk i intereson për “dokrrat” që flasin njerëzit për të.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që flasin gjëra  negative por e kam  gruan që më mbështet shumë.  Unë  dhe ajo, thjeshtë vazhdojmë me gjërat tona, mbajmë kokën poshtë e punojmë. Dhe jemi të lumtur. Gjithnjë do të ketë fjalë të kota. Thjesht mundohem të luaj golf me shokë. Është qejf”, pati thënë Brooklyn.