Një aksident me autobus vrau të paktën 16 persona dhe plagosi disa të tjerë në një autostradë në ishullin indonezian të Java-s, tha një zyrtar nga shërbimet e emergjencës së vendit.
Mjeti i transportit publik, i cili ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe po shkonte drejt Yogyakarta-s, mori një kthesë me një shpejtësi “mjaft të lartë” përpara se të godiste një barrierë sigurie dhe të përmbysej, tha në një deklaratë Budiono, kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit.
Aksidentet rrugore janë tragjikisht të zakonshme në Indonezi, ku shumë automjete janë të vjetra dhe të mirëmbajtura dobët dhe rregullat e trafikut nuk ndiqen gjithmonë.
Në vitin 2019, të paktën 35 persona humbën jetën kur një autobus ra në një përrua në ishullin e Sumatrës.




