Limani njofton hapjen e fushatës në Gostivar: Nesër fillon rrugëtimi drejt Fitores së Madhe

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nesër do të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore.

Sipas njoftimit, hapja e fushatës do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00. Limani ka theksuar se ky moment shënon nisjen e “rrugëtimit drejt Fitores së Madhe”, duke ftuar qytetarët dhe mërgimtarët që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Në hapjen e fushatës pritet të jenë të pranishëm edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Tani që jemi të gjithë, edhe më mirë! Ju pres të gjithëve”, ka shkruar Limani në postimin e tij, duke shprehur besimin për një mobilizim të gjerë dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Gostivarit.