Mesazhi i Isa Mustafës ndez atmosferën në tubimin e Ramush Haradinajt në Pejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubim në qytetin e Pejës.

Në sallën e mbushur plot me njerëz, u lëshua një deklaratë e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për liderin e AAK-së.

Me ta dëgjuar këtë video, masa u entuziazmua.

Të pranishmit u ngritën në këmbë duke brohoritur “Ramushi, Ramushi”, njofton Klankosova.tv.