Australia do të bëjë rishikimin e inteligjencës pas sulmit në Sidnei

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka njoftuar një rishikim të policisë dhe agjencive kombëtare të inteligjencës pas sulmit në Bondi Beach në Sideni.

“Mizoria e frymëzuar nga ISIS-u të dielën e kaluar përforcon mjedisin e sigurisë që ndryshon me shpejtësi në kombin tonë”, ka thënë Albanese, duke përdorur një akronim për grupin e Shtetit Islamik. ”

“Agjencitë tona të sigurisë duhet të jenë në pozicionin më të mirë për t’iu përgjigjur”, ka shtuar ai.
Sulmi nga i cili u vranë 15 persona pasi dy burra të armatosur hapën zjarr në një festival hebre, është shpallur incident terrorist. Policia thotë se sulmuesit ishin të frymëzuar nga “ideologjia e Shtetit Islamik”.

Komuniteti hebraik në Australi ka thënë vazhdimisht se ky sulm ishte një tronditje, jo një surprizë.

Pikëpamja mbizotëruese është se mund dhe duhej bërë më shumë për ta parandaluar atë.

Ata e kanë akuzuar Albanesen se ka mbajtur anën e palestinezëve në luftën në Gazë dhe se marrëdhënia u përkeqësua kur ai ndërmori hapa për të njohur shtetin e Palestinës në fillim të këtij viti.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po ashytu ka akuzuar Albanesen si dhe udhëheqësit e vendeve të tjera që kanë njohur shtetin palestinez – se kanë shpërblyer Hamasin, grupin përgjegjës për sulmin më vdekjeprurës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Pas sulmit në Bondi Beach të dielën e kaluar, Netanyahu ka thënë se qeveria e Albaneses “nuk bëri asgjë për të ndaluar përhapjen e antisemitizmit në Australi”. Mirëpo, kryeministri australian e mohon akuzën.