Ish-politikani dhe themelues i Partisë për Prosperitet Demokratike (PPD) Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`I” të gazetës “Lajm” dhe “Lajm tv”, tha që Serbia po vazhdon politikën “edhe andej edhe këndej”, duke përmendur anulimin e pjesëmarrjes në Bruksel, si një sinjal se Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndërmarrë hapa konkretë ndaj Serbisë. Sipas tij, integrimi në BE mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme për stabilitet, zhvillim dhe siguri.
“Nuk ka ku të shkojë Maqedonia e Veriut nuk mund gjatë kohë… ja Sërbia veç vazhdon me atë janë edhe andej edhekëndej anuloi pjesëmarrjen në Bruksel, që dmth, se ka diçka edhe atje që Unioni Europian duhet të ketë parasysh dhe të marrë çështje tjetër fare, kundër Sërbisë, një hapë që është në interes mbarëshqiptarë, në Ballkan edhe heqja e sanksioneve ndaj Kosovës paralajmëroi kryetarja e re e Kosovës. Kështu që këto janë gjëra që shkojnë në favor të shqiptarëve, të shpresojmë që në këtë drejtim edhe maqedonasit do të gjejnë një forcë që bashkërisht të jemi pjesë e atij institucioni politik, ekonomik, dhe sigurisë së quhet Unioni Europian”, tha për “Lajm” ndër të tjera, zoti Ilir Luma.




