Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes, pas sulmit vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi që kishte për cak një festival hebre.
Pesëmbëdhjetë persona u vranë kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah.
Ligjet e reja do të synojnë “ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim”, u ka thënë Albanese gazetarëve në Canberra.
Ministri i punëve të Brendshme do të ketë gjithashtu kompetenca të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje dhe do të ngrihet një taskforcë e re për të siguruar që sistemi arsimor “parandalon, trajton dhe përgjigjet siç duhet ndaj antisemitizmit”.
Ligjet e reja do të përfshijnë gjithashtu dënime për predikuesit dhe udhëheqësit që promovojnë dhunën, një vepër të re federale të “gjuhës së urrejtjes së rënduar” dhe futjen e “urrejtjes” si një faktor rëndues në dënimin e krimeve për kërcënime dhe ngacmime online.
“Çdo australian hebre ka të drejtë të ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i respektuar për kontributin që i jep kombit tonë të madh”, ka thënë Albanese.
“Terroristët, të frymëzuar nga ISIS… kërkuan t’i kthejnë australianët kundër njëri-tjetrit. Australianët i janë përgjigjur këtij akti urrejtjeje me dashuri dhe simpati për ata që janë në zi”, ka shtuar ai.




