Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

TALLINN, ESTONIA - DECEMBER 17: UK Prime Minister Sir Keir Starmer talks with guests at a business breakfast reception on December 17, 2024 in Tallinn, Estonia. British Prime Minister Keir Starmer is paying official visits to NATO member countries Norway and Estonia this week. On Monday morning he met with Prime Minister Jonas Gahr Støre to discuss climate, energy and defence cooperation, before traveling on to Estonia, where he's attending a Joint Expeditionary Force (JEF) Leader' Summit. (Photo by Leon Neal/Getty Images)

Që kur miliarderi rus shiti Chelsean në vitin 2022 nën presionin e qeverisë britanike, fondet nga shitja janë ngrirë.

Kryeministri britanik Keir Starmer tani po e lejon atë t’i përdorë ato, por vetëm për një kauzë: për ta ndihmuar Ukrainën, raportoi të mërkurën “Euronews”.

Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar një licencë që lejon që 2.8 miliardë euro nga shitja e klubit të futbollit Chelsea nga Roman Abramovich të transferohen për kauza humanitare në Ukrainë, duke e paralajmëruar oligarkun rus se do të përballet me veprime ligjore nëse nuk i përmbahet këtij vendimi.

“Roman Abramovich të transferojë 2.5 miliardë funte për një kauzë humanitare për Ukrainën. Kjo qeveri është e përgatitur ta zbatojë atë nëpërmjet gjykatave në mënyrë që çdo qindarkë të arrijë tek ata, jeta e të cilëve është shkatërruar nga lufta e Putinit”, ka thënë kryeministri Keir Starmer në Dhomën e Komunave të mërkurën

Sipas licencës së re, të ardhurat duhet të drejtohen për kauza humanitare në Ukrainë, por fitimet e ardhshme mund të shpenzohen më gjerësisht për viktimat e konfliktit në mbarë botën. Por fondet nuk mund t’i sjellin dobi Abramovichit ose individëve të tjerë nën sanksione.

Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj Abramoviçit në një goditje ndaj oligarkëve rusë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tani ka premtuar të krijojë një fondacion për të shpërndarë fondet, të udhëhequr nga Mike Penrose, ish-kreu i UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Abramovich thuhet se ka punuar në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë për shkëmbimin e të burgosurve të luftës.