Kultura strategjike në ndryshim: Europa ndalon kapitullimin e Ukrainës

Prof. Sadri Ramabaja

Berlini këtë javë ishte qendra e përpjekjeve diplomatike perendimore në raport me të ardhmen e Ukrainës.
Pavarësisht të gjitha diskutimeve rreth Trumpit dhe presionit mbi Zelenskyy-n dhe afrimit me Putinin, Trumpi nuk ia del dot t’i imponojë kapitullimin Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara pikërisht pse kanë ndaluar së ofruari ndihmë ushtarake për Ukrainën, kanë humbur ndikimin që kishin mbi Ukrainën ndërkaq nuk kanë pasur kurrë ndikim mbi Rusinë.
Nga ana tjetër evropianët kanë shumë më tepër karta në duar sesa ShBA-të aktualisht. Ata kanë kartën e sanksioneve – që po rezultojnë tejet të dëmshme për ekonominë ushtarake ruse…
Tim Judah shprehet në raport me këtë se “ne kemi parë tashmë një hap të parë, shumë të rëndësishëm: zhvendosjen e mekanizmit të rinovimit për ato asete të ngrira në rregulla me shumicë të kualifikuar. Pra, ne nuk i nënshtrohemi më shantazhit të Viktor Orbán-it. Ne jemi ata që i ofrojmë mbështetje ekonomike dhe ushtarake Ukrainës, pikërisht sepse Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë më.”
Europa nuk imponon dot armëpushim, por ajo do t’ia dalë që ta parandalojë kapitullimin e Ukrainës.
Ky është interesi i saj jetik.
Kjo po ndodhë meqë tashmë ka ndërruar kultura strategjike në Europë. Ky ndryshim është imponuar nga dy drejtimet: E para, meqë kërcënimi nga Rusia nuk po zhduket, dhe nga ana tjetër, gjithnjë e më qartë kemi të bëjmë me braktisjen amerikane që po vazhdon. (Fragment)