Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, thotë von der Leyen

Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, ka thënë të mërkurën presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Kjo nuk është më një mundësi. Është një domosdoshmëri”, i ka thënë ajo Parlamentit Evropian në Strasburg.

Ajo ka shtuar se Evropa “nuk mund të lejojë që të tjerët të përcaktojnë pikëpamjen e saj botërore”, duke shtuar se ndërsa strategjia e sigurisë kombëtare e SHBA-së ka të drejtë të thotë se pjesa e Evropës në GPN-në globale po bie, Shtetet e Bashkuara janë në “të njëjtën rrugë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar së fundmi Evropën dhe liderët e saj, duke i quajtur ata të dobët.