
Naim Flamuri ka folur për sulmin masiv në Sydney, ku mbetën të vrarë së paku 15 njerëz, në mesin e tyre edhe një vajzë 10-vjeçare.
Në emisionin “Kosova Today”, Flamuri tha se sot Australia është në ditë zie për shkak të këtij sulmi të rëndë, që në këtë shtet, janë tejet të rrallë, transmeton Klankosova.tv.
“Ne sot jemi në ditë zie. Ishte një tmerr që nuk ndodh në Australi. Kjo ndodhi pikërisht dje, në plazhin më të njohur australian në një ditë feste për komunitetin hebre”, tha ai.
Sipas Flamurit, autorët janë të nacionalitet pakistanezë, dhe hapën zjarr vetëm ndaj hebrenjve.
Njëri nga autorët është qëlluar për vdekje nga autoritetet, derisa tjetri është në gjendje kritike në spital. Ata ishin babë e bir.



