Katër persona sulmuan dy të rinj në autostradën Gostivar – Tetovë, njëri prej sulmuesve polic me profesion

Më 13 dhjetor 2025, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë janë privuar nga liria katër persona: Sh. B. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga fshati Bogovinë i Tetovës, përcjell Nistori.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë pas një kallëzimi paraprak se rreth orës 01:00, në autostradën Gostivar–Tetovë, në afërsi të nyjes së Kamjanit, ka ndodhur një incident në komunikacion. A.A. (28) nga fshati Pirok, duke drejtuar një automjet të tipit “BMW” me targa zvicerane, së bashku me bashkëudhëtarin R.J. (28), po lëviznin në drejtim të Tetovës, kur pas tyre ka qenë një automjet “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I. nga Bogovina.

Policia bën të ditur se drejtuesi i “Passat”-it ka përdorur drita rotacioni, më pas i ka tejkaluar dhe u ka prerë rrugën automjetit “BMW”. Pas ndalimit, nga automjeti kanë dalë katër persona, të cilët kanë sulmuar fizikisht A.A. dhe R.J. Sipas burimeve të Nistorit, të sulmuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore, ndërsa njëri nga sulmuesit është polic me profesion, pasi Sh.B. (24) ua ka treguar edhe bexhin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohet kallëzim përkatës. /Nistori/

SPB Tetovë

Më 13.12.2025 në orën 02:00, në SPB Tetovë janë privuar nga liria personat B.Sh. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga f. Bogovinë e Tetovës. Pas një kallëzimi paraprak në SPB Tetovë se rreth orës 01:00 në autostradën Gostivar – Tetovë, në afërsi të nyjes so Kamjanit, ndërsa A.A. (28) nga f. Pirok po lëvizte me automjet të tipit “BMW” me targa zvicerane, në të cilin si bashkëudhëtar ishte R.J. (28) nga f. Pirok i Tetovës, pas tyre po lëvizte një automjet i tipit “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I. nga f. Bogovinë, i cili u kishte lëshuar rotacionin me dritë, pastaj i kishte tejkaluar dhe u kishte prerë rrugën. Nga automjeti kanë dalë personat e arrestuar, të cilët i kanë sulmuar fizikisht A.A. dhe R.J.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet parashtresë përkatëse.