Portieri i Tottenham Hotspur, Guglielmo Vicario thuhet se dëshiron t’i bashkohet Interit verën e ardhshme, por Nerazzurrët nuk duan të paguajnë më shumë se 20 milionë euro për të nënshkruar me reprezentuesin e kombëtares italiane.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, portieri italian Vicario mezi pret t’i bashkohet Interit verën e ardhshme.
Gazeta italiane kishte raportuar në nëntor se Vicario donte të largohej nga Spurs në fund të sezonit dhe se Nerazzurrët ishin të interesuar të siguronin shërbimet e tij.
Vicario është mirënjohës ndaj Tottenhamit, por dëshiron të kthehet në Serie A në verë, kështu që Nerazzurrët do të duhet të negociojnë me Spurs, pasi kontrata e portierit skadon në qershor 2028.
Megjithatë, sipas raportit, Interi nuk është i gatshëm të investojë më shumë se 20 milionë euro për të nënshkruar ish-portierin e Empolit dhe Cagliarit, i cili ishte tashmë një objektiv i Nerazzurrëve në vitin 2023, përpara se 29-vjeçari të përfundonte një transferim të përhershëm në Londrën Veriore.
Vicario ka mbajtur portën të paprekur nëntë herë në 22 paraqitje për Tottenhamit këtë sezon.
Ai është portieri i dytë i Italisë pas Gigio Donnarumma dhe ka pesë paraqitje me kombëtaren në emrin e tij.





