Dorëheqja e Ibrahimit/Nesimi: Është humbje për politikën shqiptare, gjatë 11 viteve nuk kemi parë asnjë aferë korruptive te Frontmenët e Alternativës

Analisti politik, Florian Nesimi, në LAJM TV ka analizuar dorëheqjen e liderit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Sipas tij, është humbje për politike shqiptare, dorëheqja e Zeqirija Ibrahimit.

“Kështu, mesa e lexova atë tekst mund ta ndaj në tre pjesë. Pjesa e parë ishte arsyetimi i dorëheqjes. Pjesa e dytë ku flitej për një mision të kryer me dërgimin e BDI-së në opozitë. Edhe pjesa e tretë aty ku lihet përshtypja se zotëri Ibrahimi do të vazhdoje edhe në të ardhmen me aktivizmin e tij politik, mirëpo në forma tjera. Në krijimin e rrethanave të reja politike në Maqedoni dihet se Maqedoninë cka e pret një luftë e pakompromistë kundër korrupsionit. Ajo duhet ta bëjë dallimin midis kësaj qeverie dhe qeverive të kaluara. Dhe në kët aspekt, mendoj se zotëri Ibrahimi, por edhe këto frontemenët e Alternativës, zotëri Afrim Gashi dhe zotëri Bekim Sali gjatë veprimtarisë së tyre politike cka i ka karakterizuar për këtë periudhën njëmbëdhjetë vjecare, nuk ka pasur tek ju asnjë aferë e skandal korruptiv. Ndërsa për pjesën e moralit, dihet as të mos flasim. Prandaj unë mendoj se kjo do të jetë një humbje për politikën shqiptare”, deklaroi Nesimi.