Dafina Zeqiri së fundi është treguar e guximshme duke pozuar në çatinë e një ndërtese në Prishtinë.
Në një nga ato fotografi, këngëtarja bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa mbishkrimi që ua la fotove është “Sunny Hill”, pra nënkupton që ato u realizuan në lagjen “Bregu i Diellit”.
Pas këtyre fotografive, ajo publikoi një video të realizuar në “TikTok”, përmes së cilës duke folur me zë të lartë u thotë fqinjve “Mirëmëngjesi”.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “A je pendu”, ndërsa po punon rreth albumit “Dafinë moj”.