Sekuestrohen 7,107 mjete piroteknike në Bit Pazar, Policia kërkon personat që i shisnin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas një aksioni për parandalimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, janë sekuestruar 7,107 copë mjetesh piroteknike në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa po kërkohen personat që i shisnin përcjell TV21. Nga MPB thonë se do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë së paligjshme me mjete piroteknike.

“Sot (08.12.2025), punonjës policie nga SPB Shkup – rajoni i Qendërs dhe Bit Pazarit, në hyrje të Bit Pazarit , gjetën 7,107 copë të mjetesh piroteknike të vendosura në tri stenda të improvizuara. Mjetet piroteknike janë sekuestruar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e personave që i shisnin, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.