Incident në Stamboll, avioni i nisur nga Prishtina del nga pista

Pasagjerët e fluturimit Prishtinë-Stamboll kanë përjetuar momente paniku pasi avioni me të cilin do të udhëtonin të dielën doli nga pista. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stambolli ndërsa lajmin e ka konfirmuar ambasada e Kosovës në Turqi. Advertisement –

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan të sigurt. Ambasada theksoi se pas incidentit pasagjerët kanë udhëtuar drejt destinacioneve të tyre. Më tej bëhet me dije se dalja nga pista e avionit ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë-Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë.

Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.

Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut” njofton ambasada.

© SYRI.net