Ali Ahmeti: “Kongresi i 20 Dhjetorit do të përcaktojë rrugëtimin e ri të BDI-së”

“Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një “diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend”, duke theksuar se janë trajtuar “të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë”.

“Në fokus të veçantë ishin edhe përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit”, ka thënë Ahmeti, duke e cilësuar këtë datë si “një moment të rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm politik”.(INA)