Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët jugore. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull në lugina të caktuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 8 deri në 12 gradë.
Në Shkup, me vranësira dhe reshje shiu dhe erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 12 gradë.




