Shkruan: Afrim Tanallari
Në një periudhë kur Maqedonia e Veriut përballet me sfida të mëdha politike dhe me një debat të nxehtë për ndryshimet kushtetuese, vëmendja e faktorit ndërkombëtar duket më e ulët se zakonisht. Përkundër pritshmërive të shumta se partnerët strategjikë – Bashkimi Evropian, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare – do të ushtronin presion më të fuqishëm mbi palët politike, reagimet e tyre kanë qenë më të zbehta dhe më të kujdesshme.
Ndryshimet kushtetuese, të lidhura drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian dhe kërkesat që burojnë nga marrëveshja me Bullgarinë, kanë shkaktuar përçarje të brendshme. Qeveria vazhdon të kërkojë garanci ndërkombëtare ndësa opozita maqedonase insistonë që të respektohet marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe korniza Franceze. Partitw politike shqiptare pa stretegji pwr veprim, por me qasje konstruktive pro ndryshimeve.
Në këtë lojë politike, roli i faktorit ndërkombëtar shpesh perceptohet si vendimtar. Megjithatë, në muajt e fundit, deklaratat e partnerëve të huaj kanë qenë më të përgjithshme dhe pa tonet e fuqishme që janë parë në situata të ngjashme në të kaluarën. Ndrojat gjeopolitike në rajon, krizat globale dhe vëmendja e zhvendosur e BE-së mund të jenë arsye për këtë qasje më të rezervuar si dhe ndryshimi i diplocaisë të SHBA-ve pas Trampit.
Kjo heshtje relative ka krijuar hapësirë për debat brenda skenës politike vendore. Disa politikanë e interpretojnë si shenjë se komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron të përzihet në një çështje kaq të ndjeshme të brendshme. Të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një strategji të re: presion më i butë, por me pritshmëri të qarta për reforma.
Ndërkohë, qytetarët mbeten të pavendosur mes dy ekstremeve: dëshirës për integrim evropian dhe shqetësimeve konspirative Ballkanike. Në mungesë të një angazhimi më të dukshëm ndërkombëtar, përgjegjësia për arritjen e një zgjidhjeje duket se bie më shumë mbi institucionet dhe liderët politikë të vendit.
Nëse ky qasje e butë e faktorit ndërkombëtar do të ndihmojë apo do të krijojë më shumë pasiguri, mbetet të shihet në muajt e ardhshëm – periudhë që do të jetë vendimtare për të ardhmen politike dhe evropiane të Maqedonisë së Veriut.




