Më 04.12.2025, rreth orës 02:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është paraqitur 20-vjeçari L.M. nga Gostivari, i cili ka raportuar se rreth orës 01:00, në rrugën “Goce Dellçev”, është goditur nga një automjet udhëtarësh.
Sipas denoncimit, menjëherë pas goditjes nga automjeti, nga mjeti kanë dalë dy persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht.
Nga SPB Gostivar njoftojnë se janë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në sulm.
Maqedoni Goditet nga vetura dhe më pas rrihet nga 2 persona






