Moti me vranësira dhe me reshje lokale të kohëpaskohshme, më të dendura në pjesët juglindore (lokalisht mbi 30 l/m² në 24 orë). Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsiusë.




