Izraeli sërish bombardoi Gazën, vriten të paktën gjashtë persona

Ushtria izraelite (IDF) konfirmon se ka kryer një sulm ajror në Khan Younis, në jug të Gazës.

Ushtria njoftoi se ka pasur në shënjestër një operativ të Hamasit në përgjigje të një sulmi ndaj trupave më herët gjatë ditës.

“Më herët sot, organizata terroriste Hamas kreu një shkelje të hapur të marrëveshjes së armëpushimit, gjatë së cilës terroristët sulmuan trupat e IDF të vendosur në zonën e Rafahut”, thotë ushtria.

Pesë ushtarë u plagosën në sulm, përfshirë një rëndë, raporton timesofisrael.

Në përgjigje të shkeljes së armëpushimit, IDF thotë se “goditi një terrorist të Hamasit në Rripin e Gazës jugore”.

Ushtria nuk jep detaje të tjera mbi identitetin e objektivit. Mediat palestineze raportuan se të paktën gjashtë persona u vranë gjatë sulmit.