Moscertifikimi i Listës Serbe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duket se këtij subjekti politik po i mbushet apetiti për të përmbushur 10-shën e deputetëve në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka mundësi që ish-deputeti, Nenad Rashiqi nuk do të ketë më këtë pozitë, transmeton Klankosova.tv.
“Mund të ketë tek-tuk ide të provokimeve, për shkak se tash Lista Serbe e ka synimin e madh, dhe fatkeqësisht me këto vendime që po merren, jo e certifikoi jo s’e certifikoi, Listës Serbe po i mbushet ai apetiti i madh që në legjislaturën e ardhshme t’i ketë 10 deputetë, Rashiqi të mos bëhet deputet. Sipas gjasave, dhe fushatës që po bën Lista Serbe, duke nisur nga konferenca e sotme, ata thirren në pretendimet e tyre, në atë që vetëm me Listën Serbe po merret shumica shqiptare”, tha ai.




