“Ende më duket sikur jam në ëndërr”, Blero ndan dedikimin për Shpat Kasapin

Lajmi për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit tingëllon ende i pabesueshëm për miqtë e tij, pas një jave nga tragjedia. Kështu shprehet Blero, një bashkëpunëtor dhe mik i këngëtarit të ndjerë. Në një foto të postuar në InstaStory ku të dy janë duke kënduar, ai ndan një ndjesi të bukur e të trishtë.

Këngëtari thotë se u gëzua kur pa se shoku i tij mori dashuri edhe në një moment kaq tragjik, teksa nga ana tjetër i jep lamtumirën.

“Ende më duket sikur jam në ëndërr… si shok i yti dhe mik i familjes tënde, zemra m’u bë mal kur pashë dashurinë që ta dhanë shqiptarët anembanë botës. Shpresoj të shihemi në botën tjetër…aty ku ti vallëzon e këndon me engjëjt. Lamtumirë vëlla!”, shkruan Blero.

Kujtojmë se dyshja kanë ruajtur gjithnjë një miqësi të mirë, ndërsa bashkë kanë realizuar edhe një nga hitet më të njohura, “Falma”.