Arrestohet personi qe tentoi kontrabandimin e 5.200 stekave cigar

Sektori i Kontrollit dhe Hetimeve në Drejtorinë Doganore zbuloi dhe parandaloi me sukses një përpjekje për të kontrabanduar 104 pako cigare me një total prej 5.200 stekash cigare.

Kamioni, i cili u raportua i zbrazët pas daljes nga vendi në pikën kufitare të Novo Sellës, është përzgjedhur për një inspektim të detajuar doganor.

Inspektimi u krye nga inspektorë të Departamentit të Operacioneve, të cilët kanë aftësi hetimore të nivelit të lartë. Gjatë inspektimit të detajuar të gjysmërimorkios frigoriferike në pjesën e përparme, u zbulua një bunker i ndërtuar posaçërisht me një ndarje ku u zbuluan cigaret.

Inspektorët e Departamentit të Hetimeve ndërmorën veprime hetimore dhe ngritën kallëzim penale kundër shoferit, shtetas serb.
“Një nga detyrimet kryesore, e vërejtur edhe në raportin e KE-së, ndaj të cilit jemi plotësisht të përkushtuar është lufta kundër mashtrimit doganor dhe parandalimi i përpjekjeve për kontrabandën e duhanit dhe produkteve të duhanit”, thotë Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikolovski.

Ai tha se këtë vit, deri më 30 nëntor, Drejtoria Doganore kishte mbledhur 15.3 miliardë denarë në bazë të importit të duhanit dhe produkteve të duhanit, që është një rritje prej 10% krahasuar me vitin e kaluar.