Arrestohen 4 ukrainase në Tetovë

Një bastisje zbuloi se gratë katër ukrainaset banonin dhe punonin, në kundërshtim me paraqitjen e tyre dhe qëllimin e qëndrimit. Policia përcaktoi se ato punonin dhe banonin ilegalisht.
Katër shtetas ukrainas u arrestuan gjatë një bastisjeje në mbrëmje, në fshatin “Gorno Sedlarce”, që kur u kapën pa leje të ligjshme për punë dhe banim-qëndrim.
Bastisja u realizua gjatë orës 22:30 dhe 04:30, nga policët e sektorit për Punë të Brendshme Tetovë. Femrat ukrainase u gjetën në një objekt ushqimi, menaxher I të cilit është 27-vjeçari J.C. nga Tetova.
Katër shtetaset ukrainase të arrestuar janë të moshës 24 deri në 28 vjeç, ndërsa qëndrimin e deklaruar e kishin në fshatin Zherovan. Pasi të dokumentohet e kompletohet rasti në fjalë, ndaj tyre do të pasojnë aktakuza përkatëse.