Putin refuzon planin amerikan të paqes për Ukrainën pas bisedimeve me të dërguarit e Trumpit

epa08405219 Russian President Vladimir Putin attends a videoconference on the implementation of economy relief measures amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow, Russia, 06 May 2020. Russian President Vladimir Putin extended the current nationwide lockdown with home quarantine orders until 11 May 2020 in a bid to slow down the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ALEXEI DRUZHININ / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Kremlini ka njoftuar se nuk është “as afër” përparimit në bisedimet për luftën  në Ukrainë pasi i dërguari dhe dhëndri i Presidentit Trump u detyruan të prisnin disa orë për zhvillimin e takimit, raporton britanikja “The Times”.

Rusia ka hedhur poshtë propozimin për marrëveshjen e paqes të rishikuar që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, pasi pesë orë bisedime ndërmjet presidentit Vladimir Putin dhe përfaqësuesve të SHBA-së nuk shënuan ndonjë përparim.

Takimi, në të cilin morën pjesë i dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, u zhvillua pasi presidenti rus akuzoi vendet europiane se po përpiqen të sabotojnë negociatat e paqes me kërkesa “absolutisht të papranueshme”.

Në vërejtjet që sugjeruan pak shenja shprese për përparim të menjëhershëm drejt paqes, Putini ka theksuar se Rusia është “e gatshme” të luftonte me Europën.

“Ne nuk planifikojmë të hyjmë në luftë me Europën”, ka thënë ai. “Por nëse Europa dëshiron dhe e fillon, ne jemi gati tani”.

Witkoff dhe Kushner u detyruan të prisnin disa orë para takimit me udhëheqësin rus. Takimi nisi rreth orës 7 të mbrëmjes sipas orës lokale dhe Kremlini konfirmoi se bisedimet përfunduan rreth mesnatës.

Yuri Ushakov, ndihmës i Kremlinit, e ka quajtur takimin “të dobishëm, konstruktiv dhe kuptimplotë”. Por ai ka deklaruar: “Nuk jemi më afër zgjidhjes së krizës në Ukrainë dhe ka shumë punë për të bërë”.

Ushakov ka theksuar se të dyja palët janë pajtuar të mos zbulojnë thelbin e negociatave. Ndërsa “kishte disa pika për të cilat mund të biem dakord”, Putin “nuk e fshehu qëndrimin tonë kritik, madje negativ, për një numër propozimesh”, ka shtuar ai.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka deklaruar se lufta në Ukrainë është një “rrëmujë”, duke shtuar se “njerëzit tanë kanë shkuar tani në Rusi”. “Po përpiqemi ta zgjidhim këtë”, ka deklaruar ai.

Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit, ka deklaruar se SHBA-ja ka “bërë disa përparime” në bisedimet me Rusinë. “Jemi afruar, por ende nuk jemi atje”, i ka thënë Fox Newsit.

“Nëse ata (Rusia dhe Ukraina) vendosin se nuk duan ta përfundojnë luftën, atëherë lufta do të vazhdojë, por ne do të përpiqemi ta përfundojmë atë, dhe mendoj se presidenti duhet të lavdërohet për këtë, jo të sulmohet apo kritikohet për këtë”, ka shtuar ai.

Pas takimit të tyre me Putinin, Witkoff dhe Kushner pritet të takohen me Volodymyr Zelenskyn në Bruksel të mërkurën që ta informojnë presidentin ukrainas për bisedimet.