Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së sotme kanë ndaluar dy persona nga Shkupit, në veturën e të cilëve është gjetur një pistoletë, përcjell TV21.
“Sot (03.12.2025) rreth orës 08:00, punonjës policie nga Njësia e Policisë për Intervenime pranë SPB Shkup, gjatë një patrullimi me motor në rrugën “1” në fshatin Jurumleri, ndaluan një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A. (21), në të cilin si pasagjer ishte një i mitur 16-vjeçar, të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një pistoletë “Ekol” dhe një karikator me gjashtë fishekë. Personat janë ndaluar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm”, thonë nga MPB.






