Edita Tahiri: Arrestimi i Mogherinit s’më habiti, ajo hapi lojërat për ndarjen e veriut

Ish-negociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, deklaroi se nuk u habit aspak nga arrestimi i Federica Mogherinit.

Sipas saj, arrestimi konfirmon, siç tha, se “bazat korruptive” mbi të cilat ka punuar Mogherini kanë hapur “derën për lojërat e kufijve dhe ndarjen e veriut të Kosovës”.

Tahiri shtoi se këto “lojëra” ishin mposhtur me vendosmëri dhe sipas saj, “vulën e mposhtjes” ia dha Angela Merkel.