Trumpi kotet gjatë fjalimit të Rubios

Presidenti amerikan, Donald Trump, është fokusuar nga kamerat të martën, teksa gjatë mbledhjes së kabinetit të tij, mbyllë sytë dhe kotet.

Ndonjëherë, ai dukej se kishte vështirësi të qëndronte vigjilent, raporton AP.

Ndërsa secili anëtar i kabinetit ofronte prezantime në një mbledhje që zgjati më shumë se 90 minuta, Trumpi shihej i ulur në karrigen e tij me sytë e varur dhe ndonjëherë të mbyllur plotësisht.

Presidenti ka kritikuar një artikull të fundit të “New York Times” që trajtonte qëndrueshmërinë e 79-vjeçarit.

“Trumpi është i mprehtë”, ka deklaruar ai të martën, përpara se të ftonte secilin anëtar të kabinetit të fliste gjerë e gjatë.