Në mbledhjen e radhës komemorative për Shpat Kasapin dy fjalë i ka thënë edhe këngëtarja Remzie Osmani.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit për një humbje kaq të madhe.
Artistja e njohur thekson se fillimisht nuk e besoi lajmin, duke e vlerësuar më pas për jetën dhe karrierën muzikore.
“Ngushëllime familjarëve, gjithë të pranishmëve. Sinqerisht kur e mora lajmin në mëngjes sapo i hapa sytë nuk e besova, i thashë vajzës mos e ke gabim. Por fatkeqësisht ishte e vërtetë u trondita. Nuk mund ta besoja”, u shpreh ajo.
“Shpati një djalë i jashtëzakonshëm, një buzëqeshje që gjithmonë të ka bërë për vete. Sa herë jemi takuar nëpër koncerte pozitiviteti i tij të ka bërë me harru çdo lodhje, çdo mund që e ke pasur ne si do ta harrojmë Shpatin. Shpirti i tij u prehtë në paqe, familjes Zoti i dhëntë forcë dhe gjithë popullit”.
“Është e pabesueshme se të gjitha gazetat e Evropës kanë shkruar për të. Krenohuni me të se Shpati ka qenë një djalë që nuk di ta përshkruaj. Rrëqethem sinqerisht por shpirti i tij pastë dritë”, tha mes tjerash.
Kasapi vdiq pak ditë më parë nga një sulm në zemër në moshën 40-vjeçare.




