Sulmon policin, denoncim për gostivarasin 58-vjeçar

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër T.B. (58) nga Gostivari për dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”.

Rasti ka ndodhur më 12 nëntor 2025 në Ohër, kur i denoncuari ka sulmuar fizikisht nëpunës policorë që po kryenin detyra zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj T.B. do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse, në përputhje me ligjin.

Ky informacion është raportuar nga TetovaSot.