Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Tifozëve të Futbollit (FSA) për vitin 2025.
Çmimet FSA u zhvilluan në qendër të Londrës të hënën në mbrëmje. Me më shumë se 400,000 vota të hedhura, Çmimet FSA janë shfaqja më e madhe e çmimeve e udhëhequr nga tifozët në Angli dhe Uells.
Rice ia doli mbanë konkurrencës së fortë për t’u zgjedhur më i mirë, pasi mposhti yje tjerë si Erling Haaland (Manchester City), Antoine Semenyo (Bournemouth), Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace), Moises Caicedo (Chelsea) dhe Ryan Gravenberch (Liverpool).
“Është një privilegj i madh të marr çmimin Lojtari i Vitit nga FSA, duke parë lojtarët me të cilët jam përballë”, ka thënë fillimisht Rice pasi fitoi çmimin.
“Të vlerësohem nga mbështetësit, të votojnë për mua që të fitoj, është vërtet, vërtet e veçantë, kështu që nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm”.




