Një çift i artë në Hollywood, Maxwell Caulfield dhe Juliet Mills, me një diferencë moshe prej 18-vjetësh dukeshin shumë të dashuruar gjatë një shëtitjeje të këndshme.
Ai ishte vetëm 21 vjeç dhe ajo 39 vjeçe kur u takuan, por kjo nuk i ndaloi të ecnin drejt altarit në vitin 1980, transmeton Indeksonline.
Ky çift u takua duke luajtur role kryesore në shfaqjen “Njeriu elefant” dhe madje luajti në një episod të shfaqjes së viteve ’80-të “Hotel”.
Ajo është ylli i filmave The Rare Breed dhe Avanti, ndërsa ai u bë i famshëm duke luajtur përkrah Michelle Pfeiffer-it në filmin e vitit 1982 Grease 2, i ndjekur nga roli i Miles në Dynasty.
Ata janë të martuar prej 45-vjetësh, duke dëshmuar që mosha është thjeshtë numër.





