A është Eni Koçi nusja më e bukur në Kosovë?

Këngëtarja Eni Koçi prej vitesh është martuar me reperin Genc Prelvukaj dhe bashkë kanë edhe një vajzë.

Edhe pse është larguar disi nga skena muzikore, Eni vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjet e saj dhe shpesh merr komplimente për pamjen, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka ardhur nuse nga Shqipëria në Kosovë, ku prej kohësh jeton me familjen.

Ndjekësit shpesh e cilësojnë si një nga nuset më të bukura, ndërsa vetë Eni vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e përditshme.