Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njofton se në mostrën e marrë nga musakaja e shërbyer gjatë turnit të parë në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” në vendbanimin Vllae, u gjetën baktere gram-negative nga grupi Enterobacteriaceae, baktere fekale që u gjetën edhe në tre rubinete uji në shkollë.
Siç thonë nga ISHP, pas konferencës së sotme për shtyp, ata morën rezultat të ri nga mostra e marrë nga musakaja e shërbyer gjatë turnit të parë në shkollë, dhe në të u gjetën baktere gram-negative.
Dy fëmijë të tjerë nga shkolla fillore “Dimo Haxhi Dimov” janë shtruar në spital në Klinikën e Fëmijëve, duke e çuar numrin në shtatë.
Uji është i pastër dhe nuk është shkaktar i helmimit, treguan rezultatet e Ujësjellësit të Shkupit pas marrjes së mostrave.




