Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi është dorëzuar për autopsi

MPB njofton se është gjetur një person i vdekur në rrugët e Shkupit.

“Sot (28.11.2025) rreth orës 07:00, SPB Shkup mori një njoftim se në trotuarin e bulevardit “Ilinden” në Shkup është gjetur i ndjeri T.K. (66) nga Shkupi, për të cilin më parë ishte raportuar se nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij.
Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar se nuk ka shenja të dukshme dhune.

Është kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.